E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli optimiste për bashkëpunimin qeveri-opozitë

Sipas zyrës së shtypit pranë parlamentit, gjatë një turi takimesh në rrethin e Shkodrës, Kryetarja Topalli shfrytëzoi rastin për të uruar të gjithë deputetët e zgjedhur, veçanërisht ata që në datën 7 shtator do të ulen për herë të parë në parlament.
     
"Nuk ka vend më të nderuar dhe privilegj më të madh, sesa të jesh përfaqësues i një kombi dhe të jesh një ndër 140 deputetët e Kuvendit, për të qenë sa më afër vullnetit të asaj që mendojnë dhe kërkojnë votuesit tuaj", është shprehur znj. Topalli.
      
Ajo kujtoi se 96 për qind e shqiptarëve kanë votuar pro orientimit drejt BE-së dhe proceseve integruese, ndaj dhe për kalimin e ligjeve integruese, ne do të bashkëpunojmë me opozitën.
     
"Opozita ndjehet përfaqësuese e atyre votave që vijnë nga e majta, që janë një numër i caktuar dhe kanë shprehjen e tyre të vullnetit për proceset integruese", ka thënë Kryetarja Topalli, duke shprehur besimin se bashkëpunimi për çështje të mëdha dhe proceset integruese do të forcohen në interes të kombit, veçanërisht tani që shoqëria është maturuar dhe kemi një eksperiencë të jashtëzakonshme me konsensuse historik gjatë viteve të kaluara.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›