E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton vendimet për krijimin e zonës së lirë në Vlorë

Tiranë, 5 gusht NOA - Qeveria miratoi sot vendimin për krijimin e zonës së lirë në Vlorë.

Kryeministri Berisha tha se zona e lirë do të funksionojë si një komponent  i integruar me portin e ri, ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe, që do të ndërtohet në Vlorë.

Në qytetin e Vlorës, krahas parkut industrial që është miratuar me iniciativën e komunitetit të biznesit të Vlorës dhe autoriteteve vendore, do të krijohet edhe një zonë e lirë, e lidhur kjo me portin e ri që do të ndërtohet në Vlorë. Kushdo që të jetë fituesi i të drejtës për të menaxhuar e zhvilluar zonën e lirë, ai do të jetë i detyruar të funksionojë si një komponent i integruar me portin. Tenderi do të fitohet nga ai që do të paraqesë projektin më të mirë për zonën e lirë të Vlorës. Është e rëndësishme që të procedohet me negocimin e kontratës për portin dhe më pas, negocimin e kontratës me fituesin e zonës së lirë deklaroi Berisha.

Duke e konsideruar portin e Vlorës projektin infrastrukturor më madhor në Shqipëri, Kryeministri Berisha tha se ky projekt gjigant parashikon rreth 2 miliard euro investime dhe ndërtimin e një prej porteve më të mëdha në Mesdhe. Vlora, tha Kryeministri, ka shumë avantazhe hidrogjeografike dhe porti i rikthen Vlorës dhe Shqipërisë një ëndërr, pasi ai aty ka qenë që shekullin e shkuar dhe rikthehet sërish aty, ku janë ujërat, kanali natyror dhe të gjitha avantazhet për anijet më të mëdha.

Këshilli i Ministrave miratoi sot edhe vendimin për lejimin e kryerjes së procedurave të prokurimit, për shërbimin e konsulencës, për dhënien me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Vjosë. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të kryejë procedurat e prokurimit tender i hapur ndërkombëtar me objekt shërbim konsulence për ndërtimin me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Vjosë.

Po sot, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për dhënien në përdorim Qendrës Kombëtare të Aplikimeve për Energjinë të disa mjediseve në ndërtesën e ish INIMA-s. Duke marrë shkas nga ky vendim, Kryeministri Berisha kërkoi që në vijim të praktikave të suksesshme të ngritjes së shërbimit me një sportel (one stop shop) për regjistrimin e bizneseve dhe atë për licencat, të punohet për ngritjen së shpejti edhe të one stop shop për energjinë.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›