Topalli pret Cavusoglu: Dënon bojkotin e opozitës
Gjatë takimit, zonja Topalli bëri një ekspoze të zhvillimeve në Shqipëri, në mënyrë të veçantë pas rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ajo vlerësoi miratimin e kësaj rezolute, rikonfirmoi vlerësimin për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, si edhe deklaratën më të fundit të bërë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Soares.
Ajo tha se, çdo përpjekje që cenon këtë arritje të madhe të Shqipërisë duhet konsideruar si përpjekje kundër interesave dhe aspiratave të popullit shqiptar. Si Kryetare e Kuvendit ajo garantoi se është e vendosur për të mbrojtur Kushtetutën, parlamentarizmin dhe shtetin ligjor.
“Bojkoti si një mohim i demokracisë, është një praktikë e dënueshme dhe si e tillë është konsideruar nga të gjithë dokumentet e institucioneve ndërkombëtare”, u shpreh kryeparlamentarja. Kryetarja e Kuvendit informoi edhe për ofertën e bërë opozitës nga maxhoranca për ngritjen e një komisioni hetimor, i cili mund të funksionojë vetëm në zbatim të Kushtetutës, parimit të ndarjeve të pushteteve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.