Berisha: Do të jemi përkrah Luginës së Preshevës
Gjatë takimit, krerët politik të Luginës, shprehën shqetësimin e tyre për situatën në Preshevë, duke theksuar se situata, po shkon drejt degradimit ekonomik, papunësisë, kufizimit të aksesit në arsim, militarizimit dhe si rrjedhojë, edhe e largimit prej saj të një pjese të qytetarëve shqiptarë.
Në këtë drejtim, politikanët e Luginës së Preshevës shprehen mirënjohjen për ndihmën e qeverisë shqiptare për mikpritjen e nxënësve dhe studenteve kosovarë në auditorët e shkollave dhe universiteteve të Shqipërisë. Në vazhdim, politikanët e Luginës së Preshevës e njohën Kryeministrin lidhur me diskutimin dhe përpjekjet e tyre për krijimit e Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare i ndjek me vëmendje zhvillimet dhe problemet në këtë Luginë dhe është gatshme të kontribuoje edhe në të ardhmen në drejtim të përmirësimit të tyre. Dyert e shkollave dhe universiteteve shqiptare, tha Kryeministri, do të jenë gjithmonë të hapura për të rinjtë kosovarë, ashtu si përpjekja jonë pranë autoriteteve përkatëse për njohjen e diplomave të tyre. Zhvillimet demokratike dhe tendenca evropiane që ka përfshirë
Ballkanin Perëndimor, theksoi Kryeministri, do të krijoje klimë gjithnjë e me demokratike edhe në Serbi për garantimin e të drejtave humane të popullsisë shqiptare. Zëri i Shqipërisë do të jetë gjithmonë prezent në të gjitha takimet me faktorët politikë dhe ekonomikë ndërkombëtarë, si dhe me Beogradin zyrtar. Shteti shqiptar, vijoi Kryeministri, gjithmonë do të jetë përkrah tyre. Kryeministri Berisha vlerësoi si një hap të rëndësishëm krijimin e Këshillit Nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës, si një forum, i cili bashkon shqiptaret në interesa të përbashkëta, si dhe në përpjekjet për evidentimin e tyre para të gjithë faktorëve zyrtarë e ndërkombëtare.
Ky Këshill dhe trajtimi me dinjitet i tij prej vete shqiptarëve, theksoi Kryeministri Berisha, është një mënyrë e mençur për të realizuar përparësitë e qytetareve tuaj, në kushtet e një situate të dëshiruar jokonfliktuale.