E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takim me Kryetarin e Parlamentit te Ukraines

Me rastin e marrjes së presidencës nga Shqipëria të PABSEK-ut, zonja Jozefina Topalli u prit në një takim të veçantë nga kreu i parlamentit te Ukraines Volodimir Lidvin.

Në takim, përveç temës së bashkëpunimit të vendeve të Detit të Zi dy kolegët diskutuan për rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një dimension i rëndësishëm i mbështetjes së diplomacisë ekonomike dhe bashkëpunimit në fusha të tjera.

Parlamentarët e dy vendeve të tona thanë ata, duhet të njohin më mirë njëri-tjetrin, realitetet politike dhe ekonomike respektive.

Dy kryeparlamentarët ranë dakord që në të ardhmen të ketë shkëmbime midis grupeve të miqësisë dhe komisioneve parlamentare të ndryshme.

Kryetarja Jozefina Topalli e ftoi homologun e saj për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›