PD: Rama të pranojë rezultatin e zgjedhjeve

Demokratët kanë kërkuar edhe një herë që kryesocialisti Rama të njohë rezultatin e zgjedhjeve që nxorri fitues kandidatin e PD-së Lulzim Basha.
Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së Jorida Tabaku duke iu referuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste theksoi se Rama po ushtron presion Kolegjit dhe po përpiqet me çdo kusht të hedhë baltë mbi procesin zgjedhor të Tiranës.
Sipas saj, kreu socialist Edi Rama po shkon kundër thirrjeve të ndërkombëtarëve, të cilët presin mbyllje sa më të shpejtë të procesit zgjedhor dhe që partitë politike të respektojnë vendimin e institucioneve të pavarura.