E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takon Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në KE, Pierre Mirel

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në KomisioninEvropian, Pierre Mirel. Kryetarja e Kuvendit falënderoi Komisioni Europian për gjithë mbështetjen dhënë Shqipërisë. Në takim u diskutua për hapat e ndërmarra, për miratimin e legjislacionitdhe për reformat në plotësimin e detyrimeve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave. Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin Mirel me ligjet e miratuara gjatë kësaj periudhe në parlament dhe me diskutimet e gjera në komisione e në seanca plenare, ndërsa e siguroi atë se progres raporti i Komisionit Europian është udhërrëfyes i punës së parlamentit. "16 nëntori, tha ajo, ishte një datë shumë e rëndësishme për shqiptarët, sepse Këshilli i Ministrave të BE-së i tha "po" kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, duke njohur kështu rezultatin e zgjedhjeve të 28qershorit dhe progresin e Shqipërisë. Zoti Mirel dhe Kryetarja e Kuvendit diskutuan edhe për vijimin e bashkëpunimit mes dy insitucioneve, veçanërisht në përafrimin e legjislacionit dhe për rritjen e kapaciteteve të parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›