E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Vlorës aksion ndaj makinave pa dokumente

Policia e Vlorës ka nisur një aksion për verifikimin dhe bllokimin e mjeteve pa dokumentacionin përkatës.
Burime zyrtare të Policisë lokale bënë të ditur se objekt i këtij aksioni që ka nisur këto ditë në Vlorë, do të jenë të gjitha automjete që nuk disponojnë dokumentacionin e nevojshëm.
Për këtë, është bërë një vlerësim paraprak i gjendjes. Patrullat e policisë rrugore kanë nisur kontrolle në të gjitha akset e qytetit
Efektivat e policisë rrugore, të mbështetura nga struktura të uniformave të tjera blu ,kanë verifikuar dokumentacionin e mbi 150 automjeteve, prej të cilave rezultoi se 20 prej tyre, kishin mangësi të theksuara. Ndaj mjeteve pa dokumentacion është marrë masa e bllokimit. Aksioni i policisë rrugore, do të vazhdojë gjatë gjithë javës së ardhshme.
Pak ditë më parë, strukturat e kësaj policie, bllokuan dhe sekuestruan disa autovetura të llojeve të ndryshme, prodhime të viteve të fundit.
Gjatë dy muajve të parë të kësaj vjeshte, efektivat e policisë së qarkullimit rrugor të komisariatit të Vlorës, kanë aplikuar të paktën 500 masa administrative, gjoba dhe sanksione të tjera financiare për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe mosshlyerje të detyrimeve të prapambetura nga drejtuesit e automjeteve.
Theksohet se dhe gjatë ditëve të fundit janë tërhequr mjaft patenta dhe jane endosur me qindra gjoba.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›