E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon Presidentin Gyl

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u takua ne Ankara me Presidentin e Turqise, Abdullah Gyl. Duke konfirmuar se marrëdhëniet politike mes dy vendeve jane ne nivelin me te larte te tyre, dy politikanet e larte theksuan se keto marredhenie dhe dhe rrënjët e thella të miqësisë përbëjnë themele të shkëlqyera për të dinamizuar më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Presidenti Gyl dhe Kryeparlamentarja Topalli pohuan se, megjithe shumefishimin e shkembimeve ekonomike gjate ketyre viteve, mes dy vendeve ka ende mjaft potenciale për t’u aktivizuar.

Presidenti Gyl tha se interesi i biznesit turk per te investuar ne Shqiperi eshte rritur per shkak te reformave te ndermarra nga Qeveria Shqiptare ne permiresimin e klimes se biznesit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›