E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon Spahiun: Jam e gatshme për çdo ndihmë

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vizituar sot deputeten e PS-së Klodiana Spahiu e cila ndodhet në spitalin Ushtarak pas problemeve shëndetësore që ka pasur në ditën e tretë të grevës urisë. Kryeparlamentarja Topalli pasi ka biseduar me mjekët për gjendjen shëndetësore të deputetes të PS-së për qarkun e Durrësit Klodiana Spahiu ka theksuar se ajo është e gatshme për çdo ndihmë.
Deputetja e PS-së Klodiana Spahiu u dërgua sot në spitalin Ushtarak pas problemeve shëndetësore që kishte në ditën e tretë të grevës së urisë. Ajo së bashku me 20 deputetë të PS-së dhe 182 përkrahës vijojnë grevën e urisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" që nga mbrëmja e së premtes deri në plotësimin e kërkesave të tyre për transparencën e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›