Gjykatat,Topi:Nuk do të propozoj emra politik

Kreu i shtetit njëherësh edhe kreu i KLD-së, takon për herë të dytë grupin e juristëve për t'u konsultatuar për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për vendet vakant në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Sipas presidencën në fillim të takimit, Presidenti Topi pasi i falënderoi të gjithë anëtarët e grupit të punës për gatishmërinë e tyre në ofrimin e asistencës juridike. Më pas kreu i shtetit pohoi se "ky është një proces tejet i rëndësishëm dhe jo thjesht formalitet. Ky proces është transparent, thelbësor analitik dhe i shtrirë në kohë." Duke përsëritur edhe një herë vendosmërinë për përzgjedhjen e kandidaturave më të spikatura profesionalisht. "Në këtë proces do të bëj kujdes të mos zgjedh kandidatura të një profili politik, për t'i dhënë jetë parimit të ndarjes së pushtetit politik nga pushteti gjyqësor e natyrisht pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Këto zgjedhje, do bazohen në dy shtylla thelbësore: integriteti moral e integriteti professional. Procesi do të realizohet në transparencë, objektivitet dhe ekuilibër për të garantuar për të gjithë konsolidimin e shtetit të së drejtës, vazhdoi topi. Ndërkohë në grupin e juristëve janë emra të njohur si Maks haxhia, kryetari I dhomës së avokatisë, Manjola Bejleri, kryetare e shoqatës së gjyqtareve, Marjana Semini, drejtore e shkollës së Magjistraturës; Artur Kalaja, Kryetar i Unionit të Gjyqtarëve; Prof. Dr. Skënder Kaçupi, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë; Prof. Dr. Aleks Luarasi, të cilët do të përzgjedhin gjyqtarë për gjashtë vendet vakante në gjykatën Kushtetuese dhe dy vende në Gjykatën e Lartë të cilat më pas do të marrin ok e presidentit Topi.