E Diel, 1 Nëntor 2026

Arkivi i albanologjisë, tani edhe online

Sipas drejtorit të Bibliotekës së Qendrës së Albanologjisë, Nuri Dragoi, deri tani është dixhitalizuar rreth 13 për qind e këtij fondi.

Në një prononcim për mediat, Dragoi bëri me dije se fondi i arkivit të Institutit të Albanologjisë dhe Historisë është mjaft i pasur dhe po punohet me intensitet të lartë për t’i bërë më të aksesueshëm këta libra me vlerë për studiuesit.

Admiruesit e botimeve të hershme letrare tashmë mund t’i gjejnë ato edhe në formën elektronike, ndërkohë që nostalgjikët e letrave mund të gjejnë edhe titujt e hershëm të letërsisë shqiptare.

Qendra e Studimeve Albanologjike ka tri biblioteka: ajo e historisë dhe gjuhësisë, me 70 mijë tituj librash e 20 mijë tituj revistash dhe gazetash; Biblioteka e Folklorit dhe ajo e Qendrës Albanologjike.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-27 17:30
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›