E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon ekspertet e OSBE/ODIHR-it

E merkure 25 Janar 2012 1316

JOZEFINA TOPALLIEkspertet e OSBE/ODIHR Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin te cilet erdhen dje ne Shqiperi per ti dhene asistence teknike Komisionit te Posacem Parlamentar per Reformen Zgjedhore kane takuar kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli me te cilen kane biseduar mbi reformen elektorale.

Ne njoftimin ne faqen e Kuvendit zonja Topalli citohet te kete thene se 53 rekomandimet e ODIHR-it jane reforma jone zgjedhore. Keto zgjedhje - tha Kryetarja e Kuvendit - ishin me transparentet dhe u zhvilluan me nje sistem demokratik zgjedhor te propozuar nga PS e te miratuar me konsensus te plote nga socialistet e demokratet ne Parlament. Po ashtu opinioni i perbashket i ODIHR-it dhe Komisionit te Venecias perben nje dokument ligjor profesional i cili sherben si plan pune ne zbatimin e 53 rekomandimeve per zgjedhjet te cilat jane ceshtje standardi dhe jo ceshtje partiake. Sipas njoftimit te Kuvendit Zoti Pilgrim ka nenvizuar se Shqiperia ka nje progres shume evident per sa i perket kuadrit ligjor dhe rritjes se standardeve zgjedhore. Ekspertet e ODIHR u shprehen me tej se jane maksimalisht te gatshem per te asistuar ne reformen zgjedhore ne menyre qe ajo te perfundoje ne kohen e duhur. Nderkohe me heret gjate dites ambasadori i Komisionit Evropian ne Tirane Ettore Sequi ka deklaruar se reforma zgjedhore do te vijoje me asistencen e eksperteve.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›