E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, ekspertët e ODIHR-it takim me Topallin

“53 rekomandimet e ODIHR-it janë reforma jonë zgjedhore” u shpreh ajo.

Kryeparlamentarja vlerësoi përfundimet e Raportit e ODIHR, që i cilësoi zgjedhjet e fundit “kompetitive dhe transparente”. “Këto zgjedhje ishin më transparentet dhe u zhvilluan me një sistem demokratik zgjedhor të propozuar nga  PS e të miratuar me konsensus të plotë nga socialistët e demokratët në Parlament”, shtoi.

Po ashtu, opinioni i përbashkët i ODIHR-it dhe  Komisionit të Venecias përbën një dokument ligjor profesional i cili shërben si plan pune në zbatimin e 53 rekomandimeve për zgjedhjet, të cilat janë çështje standardi dhe jo çështje partiake.” Zoti Pilgrim, një njohës i mirë i çështjeve zgjedhore dhe i proceseve elektorale në vendin tonë tha se “Shqipëria ka një progres shumë evident për sa i përket kuadrit ligjor dhe rritjes së standardeve zgjedhore”.

Ekspertët e ODIHR thanë se “jemi maksimalisht të gatshëm për të asistuar në reformën zgjedhore në mënyrë që ajo të përfundojë në kohën e duhur.” Ata shprehën bindjen në cilësinë e lartë të ekspertizës shqiptare. Kryetarja e Kuvendit dhe ekspertët e ODIHR-it u shprehën optimistë për një reformë zgjedhore cilësore, e cila do të jetë materializim i   rekomandimeve të OSBE/ ODIHR-it, e do të miratohet brenda afatit të duhur kohor. /Start/

                                                                                             2012-01-25 13:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›