E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli u bën thirrje qytetarëve: Votoni, mos e nënvlerësoni zërin tuaj! Është një përgjegjësi

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka bërë një thirrje të fortë publike në orët e fundit të votimit, duke inkurajuar qytetarët të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre me përgjegjësi dhe ndërgjegje.

Në një deklaratë për mediat, Topalli theksoi rëndësinë e votës si mjet i fuqishëm për ndryshim dhe i bëri apel qytetarëve të mos e nënvlerësojnë zërin e tyre:

“Kanë mbetur edhe 2-3 orë, dhe fjala kyçe në të tilla raste është: votoni, votoni, votoni. Mos e nënvlerësoni zërin tuaj, ju keni një fuqi edhe më të madhe nga ç’mendoni.”

Ajo e quajti votimin një përgjegjësi kombëtare dhe theksoi se “dyert e votimeve janë vetë ato dyer që hapen vetëm një herë në katër vite”.

Topalli gjithashtu falënderoi shqiptarët e diasporës që janë angazhuar masivisht në procesin zgjedhor, duke theksuar rolin e tyre si “promovues të një kthese historike”:

“Ata nuk kanë ardhur vetëm për të sjellë një votë, por për të sjellë një mesazh – jo vetëm patriotizmi, por edhe përgjegjësie për të ardhmen e vendit.”

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›