E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd/ Fotografoi votën, arrestohet qytetari në fshatin Spathar

Një qytetar është arrestuar pak minuta më parë në fshatin Spathar të Librazhdit, pasi u kap në flagrancë duke fotografuar votën.

Qytetari ka përdorur telefonin e tij për të bërë një foto të fletës së votimit brenda kabinës. Ai është filmuar nga të pranishëm në qendër teksa përpiqej të fshinte fotografinë nga pajisja, duke u përpjekur të zhdukë provat.

Ngjarja konsiderohet si shkelje e rëndë e sekretit të votës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›