E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli vizite ne Bullgari

Me ftesë të homologes së saj, Cecka Caceva, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari.

E shoqëruar nga Kryetarja Cecka Caceva, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e nisi vizitën saj me një ceremonial zyrtar para monumentit të “Ushtarit të panjohur” në Sofje, në nderim të ushtarëve bullgarë të rënë në luftë.

Pas këtij ceremoniali, Kryetarja e Kuvendit u prit në një takim nga Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë. Kryetarja Jozefina Topalli falenderoi znj.Caceva për mbështetjen që Bullgaria ka dhënë ndaj Shqipërisë në proceset e saj integruese në NATO, por edhe përpjekjet drejt Bashkimit Europian.

Nga ana e saj, znj Caceva konfirmoi se Bullgaria është dhe do të jetë përkrah Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të japë eksperiencën e saj në këtë drejtim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›