E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli:Jemi në avantazh, Rama të njohë zgjedhjet

TIRANE- Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli deklaroi avantazhin në rang kombëtar të Aleancës për qytetarin, ndërsa i bëri thirrje liderit të opozitës, Edi Rama që të deklarohet se do të njohë rezultatin.

Sipas saj ky veprim do të ishte një nga surprizat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

Jam këtu për të përgëzuar komisonerët dhe numëruesit dhe për ti inkurajuar të vazhdojnë më përkushtim procesin dhe zbatimin e ligjit. Ne jemi të vendosur, ashtu siç kemi premtuar, të presim me qetësi rezultatet e shpallura nga komisionet zonale dhe certifikimin nga KQZ-ja- tha Topalli.

Ajo përgëzoi procesin e votimit, duke u shprehur se dje shqiptaret votuan në paqe, me qetësi dhe si europianë.

Kryetarja e Parlamentit uroj shqiptarët edhe për ditën e Europës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›