E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, publikon rezultatatet paraprake

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve deri më tani, ndërkohë që po vijon ende numërimi në disa qarqe të vendit.
Kështu sipas KQZ-së kandidati i “aleancës për qytetarin” Vangjush Dako kryeson me 1653 vota kundrejt kandidatit të djathtë Ferdinand Xhaferri I cili ka marrë 1533 vota.
Ndërsa në bashkinë e Korçës kryeson kryetari aktual Niko Peleshi me 3723 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Andrea Mano i cili ka marrë 2927 vota.
Kështu sipas raportimeve, në Vlorë kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Shpëtim Gjika me 5075 vota kundrejt rivalit të tij Ardian Kollozi i cili ka marrë 4090.
Ndërkohë në Bashkinë e Elbasanit kryetari aktual Qazim Sejdini kryeson me 5732 vota kundrejt rivalit të tij Durim Hushi i cili ka marrë 3782 vota.
Ndërsa në bashkinë e Beratit kandidati i “aleancës për të ardhmen” Nasufi kryeson me 696 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë me 682.
Në bashkinë e Fierit kandidati “aleanca për të ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 5723 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 4021 vota.
Ndërsa në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “aleancës për të ardhmen” Flamur Bime me 4168 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Genci Sinoymeri i cili ka marrë 3229 vota.
Në bashkinë e Shkodrës kandidati i djathtë Lorenc Luka kryeson me 723 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Geng Uruçi I cili ka marrë 464 vota.

Ndërkohë në bashkinë e Kukës kandidati për koalicionin e djathtë Hasan Halilaj ka marrë 4839 vota ndërsa kandidati i majtë Cengu ka marrë 2862 vota.
Edhe në bashkinë e Kamzës kandidati i “aleancës për qytetarin” Xhelal Mziu kryeson me 4247 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3782 vota.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›