E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi- Berishës: Mos e përjeto largimin nga pushteti si gjëmën më të madhe të jetës

frdFryma e Re Demokratike prezantoi 7 kandidatët e saj për qarkun e Lezhës. Kandidatët u prezantuan gjatë një takimi me qytetarët në Pallatin e Kulturës të qytetit të Lezhës.

Listën e kandidatëve për Frymën e Re e kryeson ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, agronomi Gjergj Ivanaj.

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, vuri në dukje se tashmë kemi hyrë në një fazë të re të fushatës,atë të komunikimit intensiv me qytetarët në mënyrë që në 23 qershor të largojmë nga pushteti të korruptuarit.

Ti japim fund qeverisë që mbështet projekte private, projekte të familjes që nuk i shërbejnë interesave publike, u shpreh Topi.

Ai akuzoi kryeministrin se detyron njerëzit e administratës dhe nxënësit e shkollave të jenë pjesë e mitingjeve të tij duke u shndërruar në një njeri butaforik që po numëron ditët e fundit si gjëmën e madhe të jetës së tij.

Mos e përjeto kaq rëndë, dikush ikën e dikush vjen, ky është rrotacioni.

Më poshtë kryetari i FRD-së u ndal në gjendjen shumë të vështirë të ekonomisë dhe tha se qeveria i merr para qytetarëve me bono thesari për të mbuluar gropat e zeza të keqqeverisjes.

Ekipi i kandidatëve të qarkut të Lezhës është pasqyrë e fizionomisë sonë politike, tha Topi.

Ata me durim e sinqeritet do ti prezantojnë qytetarëve në Lezhë, Rubik, Rrëshen e kudo në këtë qark programin politik dhe ekonomik të FRD-së, i cili është i thjeshtë sepse e thjeshtë është edhe rruga për të ndryshuar Shqipërinë, u shpreh Topi.

Kreu i FRD tha se ndërsa Berisha ulërin për mijëra kilometra rrugë, nuk e ka përfunduar kurrë rrugën Tiranë-Lezhë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›