FOTO LAJM/ Ankohen për një çadër? Këtu Imami i përdor si lecka
Një debat është ndezur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi presidenti amerikan, Barack Obama, detyroi një marins që të mbante çadrën, pasi gjatë konferencës për shtyp mes tij dhe kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, nisi të binte shi.
Çështja është se një marinsi me uniformë nuk i lejohet që të mbajë çadrën. Madje thuhet se edhe presidenti nuk mund tia kërkojë këtë gjë marinsave, pa një urdhër paraprak të komandantit të marinsave.
Ndërkohë në Shqipëri ushtria po përdoret për fushatë sikur të ishte pronë private e Arben Imamit.
Ish- presidenti Alfred Moisiu, i revoltuar me këtë fakt, thotë se në vitin 2005, kur kishte mësuar për një rast të tillë, kishte urdhëruar që të mos përdorej kurrsesi ushtria për fushatë. Moisiu kritikoi ashpër edhe një reklamë që ka nisur të bëjë Ministria e Mbrojtjes për të treguar se kemi ushtri të hairit. Është turp për një ushtri të NATO-s, thotë Moisiu.
Ku ka vend më turpi këtu. Tani ushtarët po i përdorin edhe si roje nëpër hotele. Vaj medet!/ep
