E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi -Stounstrit KQZ te kete ne themel respektimin e ligjit

Xhonatan Stounstrit, kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it nënvizoi gjatë një takimi me Presidentin Topi se shprehja e maturisë, ruatja e qetësisë dhe zbatimi me rigorozitet i ligjeve në fuqi, e kodit zgjedhor në veçanti, mbetet me rëndësi për të sotmen dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë.

Zoti Stounstrit theksoi se institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të ketë në themel të punës së tij vetëm respektimin e ligjit. Kreu i shtetit Topi u shpreh gjatë këtij takimi se shteti demokratik forcohet nëpërmjet konsolidimit të institucioneve të pavarura, të cilat zbatojnë në çdo hap vetëm ligjin dhe Kushtetutën.

Presidenti vuri në dukje se edhe OSBE/ODHIR-i, në prag të nxjerrjes së raportit të ndërmjetëm për zgjedhjet vendore të 8 majit, duhet të vazhdojë të japë kontributin dhe ndihmesën e e tij të vyer në zgjidhjen ligjore e institucionale të situatës si dhe në përmirësimin e Kodit Zgjedhor aktual.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›