Topi 21 janari situata me e rende

Presidenti Bamir Topi deklaroi per radion “Deutsche Welle” se ngjarja më negative e vitit që po lëmë pas ishte protesta e 21 janarit.
“Në sensin kronologjik, ajo që nuk do të dëshiroja të ndodhnin, janë ngjarjet e 21 janarit. Ngjarje që krijuan një situatë shumë të rëndë në Shqipëri dhe besoj se krijuan atë kusht paraprak që të mos merrej në konsideratë si një element pozitiv në integrimin e Shqipërisë në BE. Pra mosmarrja e statusit të vendit kandidat për në BE”, tha kreu i shtetit.
I pyetur për çështjen e korrupsionit, Topi theksoi se lufta ndaj ketij fenomeni duhet të përballohet nga të gjitha institucionet.
“Kur them nga të gjitha institucionet, së pari janë ato të politikës. Sepse kjo është një sëmundje që ka nevojë të trajtohet para se të shërohet, ka nevojë për reforma të thella dhe është e domosdoshme që të gjithë politikanët, të gjithë punonjësit e sistemit të drejtësisë, prokurorë, gjyqtarë duhet ta lëshojnë imunitetin e tyre”.
Ndërkohë, në një tjetër intervistë për “Zërin e Amerikës”, Topi vlerësoi klimën e re të bashkëpunimit mes maxhorancës dhe opozitës.
”Viti 2011 u karakterizua nga episode absolutisht të pakëndshme, që u shkaktuan, sipas meje, nga mungesa e komunikimit politik, nga konfliktualiteti politik dhe ajo mungesë bashkëpunimi, që nuk është e natyrshme në një vend demokratik”, u shpreh Topi në krye të intervistës së tij të dytë.
”Unë gjithmonë kam shpresuar dhe tek e fundit, e shohim të realizuar, që ka një rivendosje të komunikimit, të dialogut. Çështja e produktit është sërish çështje e vullnetit të forcave politike parlamentare. Fakti që janë ulur për të diskutuar për reformën zgjedhore, fakti që janë miratuar disa ligje, të cilat nuk mendoheshin që të aprovoheshin në Parlament, tregon se gjërat kanë filluar të rivijnë në normalitet. Është vetëm një rifillim i këtij kthimi në normalitet. Duhet të presim për të parë vazhdimësinë e angazhimit dhe detyrimit që kanë partitë politike për të mos krijojuar pengesa të kësaj natyre, sepse vërtetë dialogu apo debati politik mund të kenë emocione politike, por mbrapa vendimmarrjeve parlamentare, ka çështje shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me shtetin, kanë të bëjnë me institucionet, kanë të bëjnë me funksionimin e disa strukturave, të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme për demokracinë”.
Presidenti Topi është pyetur si ndihet tani pas pesë vitesh, kur duket se dera e Partisë Demokratike i është mbyllur.
”Së pari, unë do të thoja që kam ardhur në Presidencë duke zbatuar një detyrim kushtetues, për të lënë pozicionin që unë kam pasur në Partinë Demokratike. Së dyti, pavarësisht se cila do të jetë e ardhmja e individit Bamir Topi, unë nuk mendoj që demokracia dhe demokratët ndodhen vetëm nëpër institucione. Demokratët janë në terrenin shoqëror, janë në terrenin publik, ata i takojmë çdo ditë. Dhe unë do të thoja që nuk shkon shumë ai termi i përdorur, pasi në demokraci çdo individ e ka terrenin të hapur. Vetëm atëherë, kur ne do të arrijmë standardet më të larta të demokracisë, atëherë do të kuptojmë që demokracia, qoftë edhe politika, qoftë edhe biznesi, qoftë edhe çdo veprimtari tjetër jetësore, është një çështje konkurrence reale. Le t’ia lëmë perspektivës për të vlerësuar e për të gjykuar ecurinë e secilës karrierë, qoftë kjo individuale, por qoftë edhe në grup”.