E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi 23 qershori dite vendimtare

Nga Kavaja, Bamir Topi u bëri thirrje qytetarëve që më 23 qershor të mos bëhen fanatikë të partive të vjetra, që siç u shpreh ai, kanë 23 vite që zhgënjejnë shqiptarët.

"Shqipëria ka nevojë të ndërtojë një Parlament solid, ku qytetarët të ndjehen të përfaqësuar dhe jo të zhgënjyer", tha Topi. Ndërsa nga Burreli kryetari i FRD-së akuzoi Kryeministrin Berisha për papërgjegjshmëri ndaj qytetarëve të Burrelit. "Ju siguroj që 23 qershori është një ditë vendimtare për të hequr atë lloj qelbi, që i është ngjitur në mënyrë të pamerituar shoqërisë shqiptare", tha Topi. Shijak, Mediu prezanton Dukën Fatmir Mediu Zgjedhjet 2013Udhëzimet me Kodin e VjetërSequi: Nuk është vonë për KQZ-në “Kurbani” përkthehet në turqisht ka vijuar fushatën elektorale në qytetin Shijakut, ku prezantoi kandidatin për deputet të Partisë Republikane, Agron Duka. Mediu u kërkoi qytetarëve të Shijakut të votojnë për të çuar në Parlament përfaqësuesin e tyre. "Partia Socialiste kërkoi ta linte Shijakun pa deputet, por Shijaku duhet t'i japë Kuvendit të Shqipërisë, socialistëve të Shijakut dhe të gjithë banorëve të Shijakut, deputetin e vet, Agron Dukën", tha Mediu. Idrizi mbyll fushatën në Fier Shpëtim Idrizi përmbylli fushatën elektorale në Fier, prej nga u bëri thirrje qytetarëve që më 23 qershor të votojnë Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ndërsa më 19 qershor të marshojnë të gjithë së bashku drejt Qafë-Botës. "Për herë të parë pas 70 vjetësh ne do të kemi një varrezë monumentale për 2900 shqiptarë të Çamërisë, të cilët u vranë, u masakruan, u përzunë nga trojet e tyre, vetëm sepse ishin shqiptarë dhe kishin besimin tek Zoti", tha Idrizi. Skënder Gjinushi në Vlorë Nga Vlora Skënder Gjinushi shprehu bindje në fitoren e së majtës më 23 qershor, por kërkoi votën e qytetarëve për Partinë Social Demokrate, si aleatja më e besueshme e Partisë Socialiste. "Një mandat do ta marrin aleatët në Vlorë. Një mandat do të marrë aleati i vërtetë dhe jo aleati i rremë, pra ta marrë PSD-ja dhe jo ndonjë parti, e cila sot është me ty, nesër shkon me ndonjë tjetër", tha Gjinushi. PDS, takime në Sukth Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ishte në Sukth, prej nga u kërkoi qytetarëve të votojnë PDS si një investim për demokracinë dhe progresin e Shqipërisë. "Ne duhet të bëjmë çmos që ditën e diel ta vulosim përfundimisht fitoren që të mos ketë dyshime në rrugët e ardhshme të qeverisjes tonë. Investimi ditën e diel për PSD është investim për të ardhmen europiane të Shqipërisë", tha Milo. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›