Topi: Akademikët të mos ndikohen nga politika

Kreu i shtetit, Bamir Topi reagon për herë të parë mbi tekstin e historisë 12, por edhe encikopedisë së Maqedonisë. Topi deklaroi se historia nuk bëhet me ndjenja emocionale, por mbi bazën e fakteve dhe akademikët nuk duhet të ndikohen nga politika. Duke iu referuar enciklopedisë Presidenti tha se akademikët duhet të jenë të pavarur dhe të japin argument shkencore pa cënuar historinë e askujt.
I pyetur lidhur me protestat e lajmëruara të Partisë Socialiste, presidenti shmangu çdo koment duke thënë se mesazhi ka qenë i qartë në ditën e parë të fillimit të punimeve të Parlamentit të kësaj legjislature. Mesazh në të cilin ai bëri thirrje opozitës të bëhet pjesë e parlamentit.
Historia 12 në kapitullin e saj për historinë moderne bën një sërë përcaktimesh të cilat janë kundërshtuar ashpër nga ekspertët. Pas këtij debati Ministria është tërhequr duke thënë se teksi do të korrigjohet.