Gjenevë, Fuqitë botërore takohen me Iranin
Irani sot takohet në Gjeneëvë me përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore, të cilat kërkojnë që ky vend t’i ndalë aktivitetet e veta bërthamore. Por republika islamike nuk dëshiron të diskutojë për këtë çështje duke mbrojtur të drejtën për një program paqësor bërthamor. Nëse bisedimet dështojnë Irani përballet me raundin e katërt të sanksioneve.