E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK Imami po hetohet ne SHBA

E marte 06 Nentor 2012 1705 ARBEN IMAMI

Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar trafikun e armeve qe kryhet nga ministri i mbrojtjes Arben Imami duke perdorur si reference edhe hetimet qe shtetet e bashkuara kane nisur per kete ceshtje. Sipas Ak ndihmes Prokurorja shteterore e Majamit ne Shtetet e Bashkuar te Amerikes ka hapur hetimet ndaj kompanive Montenegro Defense Indystry MEIKO nga Shqiperia dhe Sentri Arms INC qe lidhet me shkeljen e embargos se tregetise se armeve te prodhuara ne Kine.

Aleanca Kuq e Zi prej dy muajsh ka publikuar dosjen e aferave korruptive te ministrit te mbrojtjes Arben Imami dhe ka kerkuar qe ky shtetas te ulet ne banken e te akuzuarit nga Prokuroria Shqiptare. Kjo gje nuk ka ndodhur dhe duket se tanime eshte momenti I duhur qe Prokuroria Shqiptare te ndaloje Arben Imamin ne menyre qe tI lehtesoje punen Ndihmes Prokurores se shtetit te Majamit ne SHBA per te zbardhur skandalet nderkombetare te ministrit te mbrojtjes. shte paradoksale qe per nje skandal kaq te madh hetimi te nise fillimisht nga Prokuroria e nje shteti te huaj dhe jo nga prokuroria shqiptare. Sipas AK dokumentacioni i hartuar Prokuroria e Majamit tregon qarte itenerarin e tregtimit te armeve te prodhuara ne Kine te cilat kalojne ne Shqiperi eksportohen ne Malin e Zi prej kendej ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me destinacion perfundimtar Meksiken. Saktesisht behet fjale per 30 mije pushke te prodhimit kinez te markes MODEL 53.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›