E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Dekretet, respektoj vendimet e Kuvendit

Presidenti i Republikës Bamir Topi i pyetur për rrëzimin e dekreteve nga Kuvendi ka deklaruar se do respektojë çdo vendim që do vijë nga Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti pohoi se kandidaturat e paraqitura për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese kanë ardhur pas një përzgjedhje të kujdesshme, sipas kërkesave të ligjit dhe aftësive të tyre personale. " Kam një eksperiencë të gjatë parlamentare dhe jamë përkrahës i ndarjes në mënyrë të qartë të kompetencave të pushteteve të ndryshme në Shqipëri. Nëse i referohemi Kushtetutës, presidenti në rastin e dekreteve i paraqet në mënyrë zyrtare Kuvendit kandidaturat në rastin konkret për Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Kjo është e drejte e Presidentit, dhe jo e imja personale, komptencë që e kam bërë publike nërpëmjet një procesi transparent", u shpre Topi.

Kreu i shtetit tha se nuk duhet frikësuar nga bërja transparent e procesit dhe shtoi se do respektojë çdo vendim të marrë nga Kuvendi.

"Nuk duhet të frikësohemi nëse ka tentativa për ta bërë procesin më transparent. Fola vetëm për intitucionin që unë mbuloj. I takon institucioneve të tjera të marrin të gjitha vendimet që janë në kompetencë të tyre. Nuk bëj komente për kompetencë që s'ëshë e imja. Respektoj çdo vendim që vjen nga Kuvendi. Ky është një proces që vazhdon dhe përsoset. është bërë me një grup profesional përzgjedhja e kandidaturave së pari mbi bazën e kërkesave të ligjit dhe mbi bazën e CV-ve personale për secilën kandidaturë", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›