Topi Duhet dialog politik Rama Demonstrate paqesore

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe Presidenti Bamir Topi zhvillojne nje takim 90-minutash per situaten
Kryetari i PS Edi Rama dhe Presidenti Bamir Topi zhvilluan mesditen e djeshme nje takim ne vemendje te cilit ishte situata aktuale politike.
Takimi u krye me kerkese te Rames i cili i shpjegoi Presidentit situaten e krijuar dhe qellimin e opozites per te zhvilluar protesta paqesore. Nga ana tjeter kreu i shtetit shprehu shqetesimin per situaten e krijuar. Sipas tij ne situaten e krijuar behet me se e domosdoshme vendosja e dialogut politik institucional si mjaft e rendesishme per stabilitetin e vendit rendin publik jeten e qytetareve dhe imazhin e Shqiperise ne arenen nderkombetare.
Topi
Sipas zyres se shtypit te presidentit Bamir Topi ka thene Ne keto momente me shume se asnjehere tjeter na duhet qetesi maturi dhe pergjegjesi politike dhe individuale per ti lene kohen dhe hapesiren e nevojshme funksionimit te shtetit te se drejtes dhe institucioneve te pavarura ligjore te tij.
Sipas tij institucionet e shtetit dhe punonjesit ne detyre jane te shenjte e te paprekshem ashtu sikurse eshte edhe mbrojtja dhe kujdesi per jeten e qytetareve. Ne cdo rrethane ka nenvizuar kryetari i shtetit e drejta legjitime per te demonstruar paqesisht duhet administruar me pergjegjesi maksimale. Topi mbeshteti zhvillimin e nje hetimi teresor te paanshem profesional dhe transparent te ngjarjeve te dates 21 janar duke nxitur bashkepunimin mes institucioneve te zbatimit te ligjit.
Rama
Nga ana tjeter kryetari i Partise Socialiste njoftoi se te premten 28 janar opozita do ti kundervihet dhunes vrastare te regjimit me fuqine paqesore te nje populli te tere te heshtur e kryelarte ne nderim te deshmoreve te kauzes se vet per nje Shqiperi te cliruar prej kthetrave te kusarise e matrapazllekut te pushtetit qe vrau jo per te mbrojtur shtetin e shqiptareve por per te mbrojtur postet e kusareve.
Per postet e kusareve u formalizua edhe grushti i shtetit ndaj Prokurorise se Republikes ne fillim e pastaj edhe ndaj Sherbimit Informativ Shqiptar duke e kthyer hapur Policine e Shtetit ne zbatuese te urdhrave te paligjshem te pushtetit qe ekzekutoret e vrasjeve i quan heronj dhe prokurorine qe kerkon ndalimin e tyre e quan pjesemarrese ne grusht shteti - deklaroi Rama. Kryesocialisti theksoi se retorika fashiste e Saliut ndaj opozites nuk cudit askend dhe nuk tremb as pulat ne Vicidol e jo me popullin opozitar.
Ndersa retorika fashiste e presioni i paligjshem ndaj institucioneve te Prokurorise se Pergjithshme e Shish-it qe ky satrap i marre e i marre fund nuk ka arritur dot ti fuse nen sqetullen e qelbur te regjimit te kusarise per te perndjekur pastaj cdo qelize opozitarizmi ne Shqiperi si edhe kercenimet mafioze ne kor per Prokuroren e Pergjithshme tregojne sesa e drejte eshte beteja jone per shpetimin e demokracise - u shpreh kreu i Opozites se Bashkuar.
Partia Socialiste ka reaguar ndaj seances se jashtezakonshme plenare duke e cilesuar si te turpshme
PS Pergjegjesia e Berishes dhe provokimeve te Lulit
TIRAN - Ajo cka ndodhi te premten e zeze te 21 janarit eshte pergjegjesia e Sali Berishes e provokimeve te Lulit te tij ne Ministrine e Brendshme dhe e ekzekutoreve te Gardes Republikane te cilet akoma sot enden te lire ne rruget e Tiranes nen Protektoratin e Ben Saliut. Ky eshte vleresimi i Partise Socialiste mbi demonstraten e zhvilluar disa dite me pare ne bulevardin Deshmoret e Kombit ku mbeten te vrare tre persona dhe u plagosen dhjetera te tjere.
Sipas PS-se regjimi i Berishes krahasohet me ditet e fundit te komunizmit I madh e i vogel pa perfaqesuesit e ketij pushteti matrapazesh e kusaresh duke i kujtuar cdo shqiptari ditet e fundit te regjimit komunist kur Kuvendi Popullor mblidhej per te duartrokitur udheheqesin per te hedhur vrer mbi te vraret e per te ngritur ne qiell vrasesit.