Nuk jane kriminele

Dua ti them Ilir Metes se ata qe jane arrestuar nuk jane qafepalare e koke paqethur apo kriminele por njerezit me te mire te kesaj shoqerie. Keshtu i pergjigjet Lindita Nikolla kryetarit te LSI-se per komentet qe beri dje ne Parlament.
Lindita Nikolla eshte ish-mesuese e disa prej te arrestuarve ata kane qene djem te shkelqyer qe ne shkolla po ashtu edhe familjet e tyre me kete imazh jane ne vendbanimet ku jetojne. Gezojne respektin maksimal. Dhe ne miting kane qene protestues te qete dhe aspak pjese e dhunes dhe jane arrestuar kur jane shkeputur prej demonstrates ne zona larg bulevardit Deshmoret e Kombit. Kap e merr cte gjenin rruges.
Njeri prej te ndaluarve me inicialet E.S eshte student per ekonomik. Lindita tregon se atij i kane shkuar ne shtepi rreth ores 2200 me listen ne dore ku kane pasur te shenuar edhe emrin e te vellait te cilin nuk e kane gjetur dhe me pas kane arrestuar pa asnje informacion pse po e arrestojne aktivistin E.S. thjesht per verifikim.
Ai eshte mbajtur 24 ore duke u transportuar here ne Komisariatin nr. 1 e here ne Komisariatin nr. 4. I kane levizur me pretekstin e mungeses se vendit por ne fakt e kane bere per ti dhunuar psikologjikisht dhe per te mos krijuar nje baze informacioni per familjen shpjegon Lindita. E sipas informacioneve qe ajo e ka ate e kane liruar parmbreme.
Nje tjeter e arrestuar ishte nje grua nga Dibra nena e pese femijeve dhe me nje femije ne gji e cila pa prova eshte mbajtur e izoluar deri mbreme ne darke prej dates 21 te demonstrates.
Nje tjeter i izoluar eshte nje djale i ri ne pritje te masterit ne SHBA i cili eshte arrestuar nga persona pa uniforme ne afersi te qendres tregtare ETC.
Ka pasur me shume djem por jo pak edhe burra te ndaluar. Mes tyre nje 42-vjecar banor i Shkozes me familjen e se ciles Lindita ka qene vazhdimisht ne kontakt. Ka nje familje teper te respektuar jane njerez te varfer qe shohin punen e tyre thote Nikolla.
Nje tjeter rast ishte nje kamarier i cili ishte duke u kthyer nga puna dhe as kishte qene fare ne demonstrate. E kishin arrestuar edhe pse ua kishte bere te qarte kete. Por kjo situate nuk eshte vetem ne njesine tone por ne cdo njesi te Tiranes shton kryetarja e Njesise.
Dhuna ne komisariate
Jane keqtrajtuar pothuaj te gjithe edhe ne mungese te provave apo filmimeve. Te gjithe te sapoliruarit kane deshmuar se i kane rrahur. I provokonin duke iu thene ty te kam pare ne demonstrate te kane marre deputetet e Edi Rames. Kur te akuzuarit e mohonin kete i qellonin. tregon Nikolla.
Vete ajo ka mundur te shohe me syte e saj qe naten e pare pas protestes tek Komisariati nr.1 pese minorene qe asaj i lejuan te shihte. Njeri 14 vjec i rrahur dhe gjakosur ne fytyre me bluzen gjithe gjak.
Tek Komisariati nr.3 edhe pse shkova me dy deputete nuk na lejuan te kontaktonim asnje tregon Lindita.
Dhuna mbi te ndaluarit eshte ushtruar edhe nga persona civile pa uniforme.
Po dje te aferm te te arrestuarve kane protestuar serish perpara Drejtorise se Policise se Tiranes ndaj dhunes dhe etiketimeve qe iu jane bere femijeve te tyre. Asnje prej tyre nuk ka precedent penal.
Akuzoj per nje mungese totale informimi nga komisariatet mungese kontakti me avokatet dhe levizje nga nje komisariat ne tjetrin te te arrestuarve dhe perdorimin e dhunes pa prova perfundon kryetarja e Njesise Bashkiake nr.1.