E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: FRD-ja ndez motorrët e fushatës elektorale

Zhvillohet mbledhja e grupit nismëtar të Partisë Fryma e Re Demokratike nën drejtimin e kryetarit aktual Bamir Topi.
 

Në fjalën e tij, Topi është shprehur se FRD-ja ka ndezur tashmë motorrët e fushatës elektorale dhe brenda shtatorit kjo forcë politike do të ketë shtrirje në të gjithë vendin.

Sipas tij, përfaqësuesit e kësaj force politike do të zhvillojnë takime intensive me qytetarët në zona të ndryshme të vendit ndërsa theksoi se mesazhet e FRD-së do të përçohen në të gjithë hapësirën shqiptare.
 

Katër ditë më parë, ish- presidenti Bamir Topi zyrtarizoi angazhimin e tij në strukturat e partisë “Fryema e re Demokratike”. Ai do të drejtojë FRD-në deri në kuvendin e ardhshëm të partisë.
 

"Fryma e Re Demokratike" është një forcë politike e qendrës së djathtë, e cila u zyrtarizua si forcë në fund të muajit prill. Në strukturat e kësaj force politike janë angazhuar emra të njohur të jetës politike, kryesisht persoanlitete që për vite me radhë janë angazhuar në Partinë Demokratike, si deputeti Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Sali Shehu, Besnik Mustafaj etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›