Topi-FRD vendoset te premten

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të takohet paraditen e së premtes me grupin nismëtar të Frymës së Re Demokratike, një takim që mund të përcaktojë shumë për të ardhmen e tij.
Siç u konfirmua nga burime pranë zotit Topi, takimi do të mbahet në ambientet e hotel “Tiranës”, duke nisur nga ora 10:00 dhe qëllimi i tij do të jetë qartësimi i rolit të ish-Presidentit në partinë që do të konkurrojë për herë të parë në zgjedhje në 2013-n.
Një takim midis Topit dhe grupit nismëtar të FRD-së ishte paralajmëruar që prej një jave, në emisionin e përjavshëm politik të “Top-Channel”, “Top-Story” i Sokol Ballës.
Ndërsa theksoi nevojën për një rotacion politik, i pyetur për angazhimet e tij të ardhshme politike Topi u shpreh në atë seri se: “Ju kam lajmëruar kohë më parë që me probabilitet të lartë e mendoj veten të kthyer në politikë. Mbajta një premtim, që nuk e shkela deri në sekondën e fundit sa isha president, që nuk mora pjesë në debate politike. Është fiksuar një takim me Oketën në javën që vjen. Do të diskutojmë gjërë e gjatë për të bërë të mundur një vendimmarrje finale, që mund të mbërrijë në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit”.
Në të njëjtin emision, Topi gjithashtu foli për nevojën e krijimit të një fryme dhe një fronti të re në politikë, në mënyrë që të bëhet i mundur kalimi i pushtetit nga duart e PD-së, në duar të tjera.
“Kam kritika të forta për mënyrën e administrimit të pushtetit, një tentativë për të patur kontroll edhe tek gjërat më të parëndësishme. Një pushtet që jep këto sintoma, që keqpërdor dhe falsifikon edhe votën e presidentit, atëherë për çfarë duhet të kem besim unë? Pse duhet të kërkoj shenjë tjetër? Nuk ka nevojë të marrim shumë simptoma. Është e domosdoshme të ketë rotacion, por nuk parashikoj se qysh-tek”, theksoi Topi.