E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatorja e Ndre Mjedës vendoset në qytetin e tij të lindjes

Shkodra ka serish prane saj poetin e letrave shqipe, famullitarin, intelektualin Ndre Mjeden nepermjet nje shtatoreje te ndertuar nga skulptori Sadik Spahia.
 

Ne nderim te 75 vjetorit te vdekjes te poetit të madh si dhe në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë u organizua ceremonia e perurimit te shtatores se Mjedes, me prani të përfaqësuesve të pushtetit vendor, të qendrës albanologjike e banorë të zonës.
 

Drejtori i Qendres Albanologjike, Ardian Marashi, ka folur per vlerat qe mbart kjo shtatore, e cila eshte si relike e te gjitha perpjekjeve per te kthyer ne identitet shtepine dhe kishen ku ka jetuar dhe punuar Mjeda.
 

Qendra Muzeare Ndre Mjeda u rikonstruktua totalisht gjate ketij viti fale kontributit te nje sere donatoresh dhe komunes se Bushatit, duke i dhene kesaj komune dhe ketij komuniteti nje mjedis model me vlera te medha per zonen. 
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›