KQZ regjistron Arben Frrokun, kandidat i PKD-së në Shkodër
Arben Frroku, i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, është në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Shkodrës.
Biznesmeni, që ndodhet në burg në Selanik, garon në këtë qark i dyti në listën e e Partisë Kristian Demokrate, që drejtohet nga Dhimitër Muslia.
Lajmi konfirmohet në listën shumëemërore të depozituar pranë Komisionit të Zgjedhjeve, ku bie gjithashtu në sy edhe fakti se i vëllai i tij, Mark Frroku, figuron i pari në listë.
Edhe më parë Frroku ka deklaruar për GSH-në se: Unë e vazhdoj politikën nga burgu, vijoj të bëj fushatën time./A.XH