Topi: Kuqezinjte dalshin faqebardhe!
Kreu i shtetit shqiptar, Presidenti Bamir Topi, ka bekuar dje delegacionin kuqezi qe do te niset per ne Pekin, ku do te marre pjese ne Lojerat Olimpike te ketij viti. "Jam i lumtur qe, si President i Republikes, me jepet rasti sot t'i dorezoj flamurin Ekipit Olimpik shqiptar, i cili do te konkurroje ne Lojerat e Pekinit 2008. Kjo nuk eshte thjesht nje ceremoni e thjeshte zyrtare, por nje ngjarje e vecante sa simbolike, aq edhe domethenese. "Nje bote, nje enderr", ky eshte slogani i ketyre Lojerave. Dhe ne, si te gjithe shtetet, jemi pjese e kesaj bote dhe kemi te njejten enderr. Ky slogan fton mbare boten qe t'i bashkohet shpirtit olimpik per nje te ardhme me te mire per krejt njerezimin. Vajzat dhe djemte sportiste olimpike te Shqiperise, bashke me flamurin dhe krenarine, do te marrin sot mbi supet e tyre pergjegjesine e madhe morale per te perfaqesuar sa me denjesisht atdheun e tyre, Republiken e Shqiperise ne Lojerat e 29-a Olimpike. Kjo eshte nje dite qe te ngjall shume emocione, kur mendon se do te jete pikerisht ky flamur ne duart tuaja, qe do te shpaloset hijshem ne diten e pare te ceremonise se hapjes per t'i deshmuar botes pranine e nje populli te vogel, por me nje shpirt te madh gare. Ju jeni ambasadore te paqes, jeni ambasadore te nje vendi demokratik, jeni lajmetare te lirise, jeni nje ure qe lidh popullin shqiptar dhe Republiken e Shqiperise me te gjithe popujt dhe vendet e kesaj bote, te prire nga ky flamur. Merreni pra, kete simbol te krenarise tone dhe bashke me te, ne emer te popullit shqiptar, me lejoni t'ju jap urimin: Dalshi faqebardhe!", tha nder te tjera ne fjalen e tij kreu i shtetit, Presidenti Bamir Topi.