Bekohet Shqiperia olimpike
Ishin te gjithe atje, politikane, sportiste te njohur dhe te gjitha mediet. Te gjithe deshmitare te mergimit te rralle, qe ndodh njehere ne kater vjet, deshmitare te nisjes se atleteve tane ne Kinen e larget, ku do te zhvillohen Lojerat Olimpike te radhes. Emocionet ishin te shumta, sidomos kur kreu i shtetit, Presidenti Bamir Topi i dorezoi flamurin kuqezi mundesit Sahit Prizreni, ai qe do te jete flamurtari ne paraden e kombeve gjate ceremonise se celjes se Lojerave Olimpike. Nuk mungoi askush. As sponsoret e as perfaqesuesit e trupit diplomatik kinez, te cilet shijuan per disa caste muziken klasike te luajtur nga orkestra, perpara se presidenti i KOKSH, Hysen Domi, te merrte fjalen. "Uroj nje perfaqesim sa me dinjitoz", theksoi Domi, per te cilin kjo olimpiade eshte shume domethenese. Me pas foli dhe kreu i sporteve, ministri Pango, qe mes urimeve te rastit, nuk harroi te kujtonte se shperblimet e sportisteve jane 15-fishuar nga dy vjet me pare. E megjithate, te ftuarit dhe mediet ishin fokusuar vetem tek ai moment: kur Presidenti Bamir Topi i dorezoi flamurin tone kombetar Sahit Prizrenit, qe pergjate ekzekutimit te himnit u shnderrua ne nje permendore te gjalle. Duartrokitje dhe emocione. Fundja nuk kishte si te shkonte ndryshe. Fotot e rastit, pershendetjet e ngrohta ia lane vendin koktejit te shtruar per kete ngjarje. Fundja pak kalori askujt nuk i bejne dem, as sportisteve tane qe do te udhetojne per mijera kilometra deri ne Pekin, kur me 8 gusht do te ngreje siparin edicioni i 29-te i Lojera Olimpike. Te enderrosh nje medalje eshte dicka e bukur, por sikur njeri nga pretendentet kuqezi te arrinte te zbarkonte ne Rinas me nje medalje ne qafe, cka do te ishte e para ne historine e sportit shqiptar, atehere krenaria per sportistet tane do te buronte edhe nga poret e bashkekombesve te tyre. Fundja, ndryshe nga me pare, kesaj here mund t'ia dalim.
11 Atlete Shqiptare do te marrin pjese ne Lojerat Olimpike Pekin 2008, qe do te startojne me 8 gusht dhe do mbyllen me 24 gusht. Ky eshte numri me i madh i atleteve kuqezi qe merr pjese ndonjehere ne olimpiade.
16 Dite Do te zgjasin Lojerat e 29-a Olimpike. Starti i tyre do te jete data 8 gusht ndersa me 24 do te zhvillohet ceremonia e mbylljes. Deri me tani, nga Pekini njoftohet se jane shitur gati 1 milion bileta te Lojerave.