Topi-Lajçak: çelja e ambasadës, hap për lëvizjen e lirë
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, theksoi se Sllovakia jo vetëm që i mbështet plotësisht këto ambicje, por është e gatshme të ofrojë edhe përvojën e saj integruese, e cila "është e re, pozitive dhe e rrallë", si dhe ekspertizën dhe shkëmbimet mes ekspertëve.Në këtë drejtim, ministri i Jashtëm sllovak vuri në dukje përshtypjet e mira të vizitës së tij në qendrën e lëshimit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, duke e cilësuar këtë një çertifikatë shumë të mirë për mundësimin sa më të shpejtë të liberalizimit të regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Presidenti Topi dhe ministri i Jashtëm sllovak ndanë të njëjtin qëndrim për "rolin konstruktiv të Shqipërisë për paqen në rajon dhe qëndrueshmërinë në Ballkan".