E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID hap minibursen e bujqesise

Nje zyre qe synon te lehtesoje krijimin e marredhenieve tregtare mes fermereve dhe tregtareve filloi dje aktivitetin prane tregut te shumices se fruta-perimeve ne Tirane.
Zyra e financiar nga Agjencia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar, USAID, do te grumbulloje informacion nga fermeret per llojin, sasine dhe cilesine e prodhimit qe kane per shitje, si dhe per cmimet e shitjes. Zyrat e shkembimit te informacionit mbi prodhimet bujqesore jane qene format embrionale te bursave ne Europen e mesjetes dhe ndihmuan ne krijimin e tregjeve financiare. “Informacioni i besueshem dhe i dhene ne kohe eshte celesi per te reduktuar paqartesite rreth tendencave te tregjeve, permiresimit te konkurrueshmerise ne lidhje me perfitimet e fermereve, si dhe do te ndihmoje fermeret qe t’ju pergjigjen me me efikasitet kerkesave te tregut”, tha Sean Huff, zyrtari i USAID ne ceremonine e inaugurimit. “Permes  programeve te tilla si hapja e kesaj zyre te re informacioni, USAID shpreson te rrise konkurrueshmerine e prodhimeve shqiptare qofte ne tregun shqiptar dhe ate nderkombetar”, vijoi ai. Programi i USAID-it Konkurrueshmeria e Bujqesise Shqiptare (AAC) mbeshtet furnizuesit e inputeve, fermeret, perpunuesit dhe tregtaret e produkteve kryesore ne rritjen e prodhimit, permiresimin e cilesise, pergjigjen efikase ndaj oportuniteteve  dhe vendosjes se marredhenieve afatgjata te biznesit. Koncepti i zyrave te informacionit dhe lehtesimit te tregjeve eshte relativisht i ri ne rajon dhe pritet qe te jape rezultate te rendesishme si ne rritjen e shitjeve, dhe ne uljen e importit te frutave e perimeve.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›