E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Ligji i Lustracionit u kthye si antikushtetues

Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se Ligji për Lustracionin është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese dhe mori kundërshtim të ashpër nga Komisioni i Venecias dhe komuniteti ndërkombëtar.

Në një deklaratë për mediat kreu i vendit akuzoi kryeministrin se nuk po mban premtimet që i ka bërë shqiptarëve, duke nisur që nga kompensimi i ish-pronarëve e duke vijuar  me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë.

"Ky personazh ka 22 vjet që i thotë shqiptarëve që do t'i kthejë pronat dhe do të dëmshpërblejë ish të përndjekurit, ndërkohë që nuk ka bërë asgjë. Ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitimin 2005. Kjo punë nuk mund të shkojë me deklarata. Kryeministri ka 7 vjet në detyre dhe nuk ka mbajtur premtimet", tha Topi, duke theksuar se mbështet hapjen e dosjeve dhe se me hapjen e tyre shqiptarët do të shohin çudira.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›