Topi-Mesiç, mëngjes të përbashkët pune në Sarajevë: Të ndihmojmë njëri-tjetrin drejt BE

Sarajevë, 20 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati sot një mëngjes pune me presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç në kuadër të Forumit të 6-të Ekonomik Rajonal të Evropës Juglindore që po zhvillon punimet në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës.
Bëhet me dijeni nga burime zyrtare pranë takimit se presidenti Topi dhe homologu i tij kroat vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona, por njëkohësisht theksuan nevojën e rritjes së marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare mes të gjitha vendeve të rajonit ballkanik.
Nga ana e tij, Presidenti kroat, Mesiç theksoi se synimi i përbashkët i të dyja vendeve tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht se Kroacia është më përpara në rrugëtimin e saj, e bëjnë të domosdoshëm zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh edhe përsa i përket shkëmbimit të përvojës integruese duke bashkërenduar politikat e përbashkëta ekonomike dhe realizimit të projekteve konkrete në energjitikë, infrastrukturë, turizëm, etj.
n.e/NOA