Topi: PD-PS të zgjidhin situatën politike

Tiranë, 25 gusht, NOA Presidenti Bamir Topi ka kërkuar sot nga partitë politike që të zgjidhin krizën politike në vend. Në një prononcim dhënë për mediat pas takimit që ka zhvilluar në Konferencën e Ambasadorëve, Topi ka deklaruar se kreu i shtetit nuk ka asnjë hapësirë ligjore për të vepruar.
Presidenti ka theksuar se u takon partive politike që të ulen dhe të negociojnë duke qenë se janë më pak në numër në Kuvend, sesa partitë që kanë qenë më parë.
Kreu i shtetit ka folur dhe për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese. Ai ka deklaruar se edhe gjatë kësaj kohe puna ka vazhduar për gjetjen e emrave të përshtatshëm dhe seleksionimin e tyre.
Topi ka thënë për mediat se kandidaturat do të jenë profesionale dhe mjaft cilësore.
a.k/NOA