Pavarësia e Kosovës ndër prioritetet e diplomacisë së Shqipërisë

Tiranë, 25 gusht – Ka filluar në Tiranë Konferenca vjetore e ambasadorëve dhe kryetarëve të misioneve diplomatike të Republikës së Shqipërisë të akredituar në botë, tashmë e kthyer në traditë. Gjatë kësaj Konference do të bëhet një analizë e hollësishme e aktivitetit të shërbimit të jashtëm shqiptar gjatë vitit të kaluar, dhe do të diskutohet mbi sfidat me të cilat përballet diplomacia shqiptare aktualisht si dhe mbi organizimin e punës për vitin që vjen. Siç ka bërë të ditur paraprakisht MPJ, vëmendje e veçantë do t'i kushtohet situatës në rajon, veçanërisht pas Opinionit Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Në Konferencë janë të pranishëm kryeministri Sali Berisha, dhe presidenti i vendit, Bamir Topi
Ministri i Jashtëm Ilir Meta në fjalën e tij të rastit, gjatë hapjes së Konferencës fillimisht ka theksuar përpara diplomatëve shqiptarë në botë prioritetet e politikës së jashtme shqiptare, që janë anëtarësimi i Shqipërisë në BE, vizat, çështja e Kosovës dhe reformat. janë disa nga prioritetet e politikë së jashtme , tha Meta.
Ministri i Jashtëm theksoi se prioritet i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ndërsa shtoi se shumë shpejt pritet edhe liberalizimi i vizave.
"Kemi përmbushur të gjitha detyrimet e udhërrëfyesit. Raportet me vendet e rajonit janë intensfikuar", theksoi Meta.
Sipas numrit një të diplomacisë, Kosova mbetet një prioritet i politikës së jashtme shqiptare.
"Mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zhvillohet një dialog konstruktiv, me karakter teknik. Projektrezoluta e njëanshme e Serbisë e paraqitur në OKB është një akt i nxituar", u shpreh Meta.
Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar podiumin e Konferencës së ambasadorëve shqiptarë në botë për të deklaruar se vendi disponon të gjitha mundësitë për t'i dhënë përgjigjen e duhur situatës politike të brendshme.
Shefi i qeverisë theksoi se me opozitën do të ketë dialog dhe bashkëpunim, madje me kreun e saj. Sipas Berishës, janë bërë edhe reformat më të thella në historinë e karrierës së tij.
"Ne duhet të respektojmë ligjet, Kushtetutën e Shqipërisë", theksoi Berisha.
Ashtu sikurse ministri i Jashtëm, Ilir Meta, edhe Berisha theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian është një proces kompleks.
Kryeministri theksoi se Shqipëria ka shënuar progres në rrafshin politik dhe reformat po ecin me ritme të shpejta.
Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se Shqipëria sot ndodhet në një moment të rëndësishëm, ndërsa theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon shumë punë.
Kreu i shtetit falënderoi ambasadorët shqiptarë nëpër botë për promovimin e mirë që i kanë bërë kombit.
Topi theksoi se sot gjithnjë e më shumë shqiptarët meritojnë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian.
Duke folur për Kosovën, Topi vuri në dukje se Prishtina dhe Beogradi duhet të zhvillojnë një dialog konstruktiv të domosdoshëm, që do të shënojë një kapitull të ri.
Në fund të fjalës së tij, presidenti i vendit kërkoi nga politika që të ndihmojë dhe t'i japë mbështetje në mënyrë të sinkronizuar shërbimit diplomatik.
"Punonjësit e shërbimit diplomatik duhet të mbështeten pa asnjë lloj paragjykimi; demokracitë kanë në ritualin e tyre dhe rotacionin, ndërkohë që diplomatët duhet të marrin suport në mënyrë të sinkronizuar", tha Topi