E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Pavarësi të medias nga politika

Në Ditën Botërore të Shtypit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka theksuar domosdoshmërinë e pavarësisë së medias nga politika. Në një pritje me përfaqësues së medias, kreu i shtetit tha se një gazetar mbetet gjithmonë një pikë referimi, në ndryshim nga politikani, ndaj mes tyre ka një diferencë të madhe. "Sot kam kënaqësi të përshëndes të gjithë gazetarët që kanë ndikuar në zhvillimet demokratike. Pas 20 vjetësh themi se media është një vlerë e demokracisë. Një shoqëri demokratike duhet t'i japë pavarësi medias nga politika. Elita politike duhet të lëvizë, por duke parë gazetarë që edhe kur i kalojnë të 90-at mbeten pika të rëndësishme për një komb, kuptojmë se diferenca mes gazetarëve dhe atyre që janë në politikë është shumë e madhe", u shpreh ai.
Topi nënvizoi se një shoqëri e informuar që hesht, pengon informacionin.
Kreu i shtetit deklaroi se Dita e Medias bëhet me e vlerësuar në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë, të jetës së saj që herë pas here komplikohet nga marrëdhëniet mes partive politike."Më mirë se kushdo tjetër jeni ju që i analizoni e prononcoheni hapur sepse shpesh njerëzit që janë në strukturat shtetërore e subjektet politike ndoshta janë të kushtëzuar për të mos thënë direkt atë që mendojnë", vijoi Topi.
Kreu i shtetit vlerësoi fort rolin e medias. "Vlerësoj misionin e medias dhe gazetarëve. Gjërat nuk shihen me lupë. Njeriut mund t'i krijohet një keqardhje e momentit për duhet ta kalojë këtë moment. Ndryshe do bënim leksione për demokracinë, pa qenë kontribut të saj", nënvizoi ai.
Topi theksoi se media i ka dhënë jetë debatit që mungon, por që tek media nuk mungon asnjëherë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›