Xhafaj: Nuk do ndalim protestën

Deputeti grevist Fatmir Xhafaj deklaroi se rezistenca e opozitës me qëllim transparencën e votave do të vazhdojë me çdo kusht. " Greva e urisë do të vazhdojë cilatdo qofshin "shpërblimet fizike" .Ne do të qëndrojmë këtu dhe jemi të vendosur për protestën tonë. Nuk do të jetë e largët dita kur kryeministri do të japë llogari për këtë situatë", u shpreh Xhafaj.
Ai i konsideroi qesharake pretendimet e Berishës për deklaratat mbi paligjshmërinë e grevës apo bllokimin e trafikut.
Sipas tij, Berisha mban peng të drejtën themelore të hapjes së kutive" dhe po rrit gjithnjë e më shumë faturën e këtij veprimi.