E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Presidenti Papulias, takimi se shpejt ne Tirane

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, fton per nje vizite zyrtare ne Tirane, homologun e tij grek, Jorgos Papulias. Kete deshire te tij, kreu i shtetit ja transmetoi dje ambasadorit me te ri te Greqise ne vendin tone, Nikolas Pazios, i cili paraqiti ne Presidence letrat kredenciale. "Ju uroj suksese ne permbushjen e misionit diplomatik ne vendin tone, duke transmetuar pershendetjet me te mira e miqesore per Presidentin e Greqise, Papulias, me deshiren per t'u takuar se afermi ne Tirane", theksoi Topi. Gjate takimit, kreu i shtetit vuri ne dukje marredheniet shume te mira qe ekzistojne dhe po ecin ne menyre progresive mes Shqiperise dhe Greqise, si dhe shprehu besimin ne zgjerimin dhe thellimin e metejshem te bashkepunimit ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle, per zhvillimin ekonomik, intensifikimin e shkembimeve tregtare, levizjen e lire te njerezve. Po keshtu, Topi permendi dhe disa prej arritjeve thelbesore te vendit tone ne rrugen drejt integrimit ne strukturat euroatlantike, duke nenvizuar marrjen e fteses per anetaresim ne NATO, si vleresim ndaj reformave ne vend dhe pergjegjesi ndaj perballjes se sfidave te perbashketa. "Vleresoj dhe mbeshtetjen e vazhdueshme te Greqise per vendit tone per integrimin ne BE-se dhe ne NATO dhe shpresojme ne nje ratifikim sa me te shpejte te MSA-se nga parlamenti grek", vijoi Presidenti Topi. Nga ana e tij, ambasadori Pazios e falenderoi Presidentin Topi per pritjen dhe e siguroi ate se do te permbushe me perkushtim detyren e tij ne Shqiperi, ne sherbim te thellimit te bashkepunimit te frytshem dypalesh mes dy vendeve dhe popujve tane. Pazios theksoi se kjo vjen jo vetem ne kuadrin e marredhenieve te fqinjesise se mire midis dy vendeve tona, por se Greqia e shikon Shqiperine si nje vend partner te rendesishem ne konfigurimin rajonal. R.R.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›