Topi: Reforma ne Drejtesi, jo e imponuar

Presidenti i Republikes, Bamir Topi kerkoi qe reforma ne drejtesi te mos jete e imponuar nga politika dhe interesa te momentit.
"Reforma ne drejtesi duhet te jete integrale dhe duhet te hiqet dore nga autosugjestioni", u shpreh Topi ne nje takim konsultativ me anetare te Gjykates se Larte dhe Keshillit te Larte te Drejtesise.
Kreu i shtetit theksoi se reforma ka nevoje te jete vizionare dhe komplekse.
Duke folur per progres-raportin e Komisionit Evropian, Topi u shpreh se eshte shenuar nje perparim, por ka ende shume pune per t'u bere.