E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teherani censuron 5 milion website

TEHERAN- Pesë milion sajte interneti janë censuruar në Iran. Lajmin e ka bërë të ditur sot një përfaqësues i sistemit të sigurisë i cili është shprehur se “armiku abuzon me valët për të kërkuar mbi identitetin e republikës islame”.

Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm, Abdol Samad Khorramabadi, tha për Agjencinë Mehr se problemi kryesor është se këto sajte kanë materiale antimorale dhe antisociale. Një gazete e përditshme dhe revistë informative e themeluar që në vitin 2000, pro-demoktarike, ka shtatë muaj që abandonon autoritetet teherane, duke botuar shkrime nga më të ndryshmet marrë nga sajtet e huaja.  

Televizonet satelite transmetojnë në vendin tonë që nga viti 1990 dhe kjo nuk është shqetësuese. Por vitet e fundit një pjesë e madhe e informacionit vjen nga 10 milion sajte interneti, pjesa më e madhe me bazë të huaj. Interneti na ka dëmtuar më shumë se televizionet satelite, tha Prokurori. Ne do të vijnë duke i reduktuar gradualisht këto sajte pasi po e dëmtojnë rëndë shoqërinë tonë dhe po shërbejnë si eksplorim për të huaj, shtoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›