Topi: Rifillimi i bisedimeve, momenti më pozitiv
Kreu i shtetit vlerësoi bisedimet e hapura dhe pa komplekse të aktorëve të politikës shqiptare, të cilët argumentuan opsionet e tyre.
"Ne ramë dakord që presidenti të vazhdoje të kërkojë pikat e përbashkëta, ku palët mund të gjejnë gjuhen. Kjo jep shpresën se tryeza bashkë me elemente të tjerë, përfshi këtu edhe ata ë ekspertizës, do të vazhdojë të hedhë bazat që demokracia në Shqipëri të jetë efikase", deklaroi Presidenti i Republikës.
Presidenti Topi theksoi se marrëdhëniet e krijuara deri më sot, nuk mund të sillnin asesi përfundime akstremisht pozitive, por sipas tij, më e rëndësishme është rifillimi i komunikimit në tryezë.