“Kutitë”, Berisha: Nuk ndërhymë në vendimet e Gjykatave
Megjithatë, Berisha nuk ka lëshuar pe në atë që është pika më e debatueshme midis dy partive kryesore, që ka të bëjë me hapjen e kutive të votimit.Edhe një herë tjetër, Berisha ka deklaruar se koalicioni qeveritar i ofron zotit Rama dhe opozitës që të hartojë të gjitha amendamentet për adresimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve të tyre dhe maxhoranca do t’i votojë ato. “Natyrisht, unë nuk mund të trajtoj problemet zgjedhore që PS ka me Gjykatën e Apelit, sikundër unë nuk kërkoj trajtimin nga ne të dy të problemeve zgjedhore që Partia Demokratike ka me Gjykatën e Apelit. Problemet me vendimet gjykatave nuk janë probleme midis partive, por janë çështje që secila prej partive ka me pushtetin gjyqësor dhe vendimet e tij”, theksoi Berisha pas takimit të zhvilluar dje. Berisha ka kujtuar se Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për rinumërim në distriktin e Fierit.