Topi-Riker: Dialogu Kosovë-Serbi, në drejtimin e duhur

Situata në Shqipëri, zgjedhjet e 8 majit, pavarësia e institucioneve, stabiliteti në rajon, kanë qënë në fokus të bisedës zhvilluar nga Presidenti Bamir Topi dhe Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Filip Riker.
Mesa duket, dialogu Kosovë-Serbi ka ngjallur jo pak diskutim, ndërsa nga të dy palët janë përshëndetur fillimet e bisedimeve. Për ta, dialogu është një hap në drejtimin e duhur dhe se pavarësia e Kosovës është e paprekshme.
Jo vetëm kaq, por Kosova mbetet një realitet i pandryshueshëm.